Aksident fatal në kantierin e shkollës në Polis të Elbasanit, arrestohet administratori Marius Saliaj për shkelje të rregullave të sigurisë në punë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Marius Saliaj, 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Arrestimi u krye pas një ngjarjeje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme, gjatë punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis i bashkisë Elbasan. Sipas të dhënave paraprake, punonjësi Shpëtim Mejdani, 57 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi gjatë kryerjes së punës dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për verifikimin e respektimit të masave të sigurisë teknike në kantier. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme ligjore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rregulli i ri, klubet do të përfitojnë nga aktivizimi i të rinjve në kampionat

TIRANË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Rregulli i ri i...

Protestë dhe peticion, banorët e Divjakës prej 10 ditësh në shesh: “Mos na shkrini bashkinë!”

Nga Sara Tarko DIVJAKË ,10 gusht 2026/Albania Express News/- Prej...

Lamtumira më e dhimbshme e Lionel Messit, përcjell të atin në banesën e fundit

ARGJENTINË ,10 gusht 2026/Albania Express News/-Lionel Messi i ka...