Goditje e madhe për kombëtaren kuqezi, mesfushori shqiptar dëmtohet rëndë, rrezikon Play-Off-in e Botërorit ndaj Polonisë

Mesfushori kuqezi, Medon Berisha ka pësuar një dëmtim, në pamje të parë të rëndë, gjatë përballjes mes Lecces dhe Pisas në Serie A.

Futbollisti shqiptar që po kalonte formë të jashtëzakonshme në kampionatin italian është larguar mes lotësh nga fusha, ku u nevojit stafi mjekësorë që ta marrin me barrela, për të kryer ekzaminimet e mëtejshme.
Sipas mediave italiane, dëmtimi i Berishës duket të jetëserioz, pasi mendohet të ketë një këputje të muskujve aduktorë. “Përshtypja fillestare për Medon Berishën është një këputje në muskujt aduktorë”, thuhet në raportin e një prej mediave italiane.

Në rast se konfirmohet një diagnozë e tillë, Berisha do të jetë jashtë fushës për disa muaj dhe mund të rrezikojë edhe play-offin e Kampionatit Botëror 2026. Berisha ishte mesfushori më në formë këtë sezon, ku zhvilloi 12 paraqitje në kampionatin italian, duke shënuar dy gola dhe dhuruar tre asiste

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...