Aksident i rëndë në Kosovë, viktima mbeten dy shqiptare, një ndër to ekspertja e njohur e ekonomisë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku viktima kanë mbetur dy shqiptare.

Mësohet se viktimat janë Eorda Sinollari dhe Elizabeta Katija, kjo e fundit e njohur në media si eksperte e ekonomisë e nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Viktima tjetër, Eorda Sinollari, punonte si business consultant në Gjermani.

Përplasja mes makinës dhe kamionit ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, mëngjesin e sotëm.
Të dy gratë shqiptare, ndodheshin në të njëjtën makinë, teksa njëra prej tyre ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetra në spital.
Pas përplasjes ekipet e hetimit dhe policia mbërritën në vendin e ngjarjes, për të vijuar me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti që rezultoi fatale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

GJKKO ndërpret seancën për procesin ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë

TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Pritet të nisë në Gjykatën...

Aksident tragjik në Mengël të Elbasanit ku humbi jetën 7-vjeçar, hapen dyert e mortit në familjen Samurri

ELBASAN,26 maj 2026/Albania Express News/Në fshatin Mengël të Elbasan...

Presidenti Bajram Begaj pritet nga Papa në një audiencë në Vatikan, e fton për vizitë në Shqipëri

VATIKAN, 26 maj 2026/Albania Express News/ Presidenti i Republikës...