Stacion i ri zjarrfikësish në Pogradec

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në partneritet me Qeverinë e Polonisë dhe Ministrinë e Brendshme përuruan sot një stacion të ri zjarrfikësish në bashkinë e Pogradecit.

Objekti shënon një moment të rëndësishëm të projektit “Forcimi i Kapaciteteve të Shërbimit Shqiptar të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit” të financuar nga Qeveria e Polonisë dhe zbatuar nga UNDP.

Stacioni i ri zjarrfikës i Pogradecit zëvendëson një strukturë të vjetëruar dhe tani ofron infrastrukturë moderne duke përfshirë tre vende për zjarrfikës, zyra administrative dhe koordinimi, konvikte dhe ambiente kuzhine, një palestër, zona magazinimi dhe një postë shërbimi për kamionë, të gjitha të bëra të mundura falë projektit.

Këto investime përmirësojnë ndjeshëm kushtet e punës dhe kapacitetin e reagimit të zjarrfikësve bashkiakë, duke siguruar mbrojtje më të mirë për komunitetet, asetet ekonomike dhe burimet natyrore.

Bashkia e Pogradecit ka kontribuar financiarisht në këtë stacion zjarrfikësish.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së  në Shqipëri Randi Davis e pranishme në këtë aktivitet vuri në dukje se “ky projekt përfaqëson një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje për shërbimet komunale të mbrojtjes nga zjarri në Shqipëri”.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë më të thellë për Qeverinë e Polonisë për mbështetjen e tyre bujare, si dhe për qeverinë dhe autoritetet komunale të Shqipërisë për bashkëpunimin e tyre. Së bashku, ne kemi forcuar qëndrueshmërinë e komuniteteve dhe kemi përmirësuar sigurinë e zjarrfikësve që shërbejnë me guxim dhe vetëmohim. Ndërsa projekti ka avancuar kapacitetet e zjarrfikësve të Shqipërisë, UNDP dhe partnerët e pranojnë se nevojiten modernizime dhe investime të mëtejshme”, tha Davis.

Në inaugurim morën pjese dhe katër anëtarë të Parlamentit Polak që janë gjithashtu dhe anëtarë të Grupit Parlamentar Poloni–Shqipëri në Parlamentin polak.

Projekti, i nisur në dhjetor 2020 në përgjigje të tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019, u hartua për të adresuar boshllëqet kritike në infrastrukturën e zjarrfikësve të identifikuara në vlerësimin e nevojave pas fatkeqësisë.

Me një buxhet total prej 2.7 milionë eurosh të siguruar nga Qeveria e Polonisë, projekti ka sjellë përmirësime të prekshme në shërbimet e emergjencës në vijën e parë në dhjetë komuna prioritare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Partia politike dhe shoqëria

  Kërkesa e vazhdueshme e shoqërisë për progres ushqen vullnetin...