Frymëzim dhe vizion, Kampionia Enkileda Carja pritet nga drejtoria e Sporteve në Elbasan

Kampionja e talentuar Enkileda Carja, e shoqëruar nga trajnerja e saj Eglantina Kalemi, u pritën sot nga Drejtori i Përgjithshëm i Sporteve dhe Kulturës në Bashkinë Elbasan, z. Artin Kovaçi.

Dy emra të njohur, dikur pjesë e Klubit Shumësportësh “Elbasani”, vazhdojnë të nderojnë qytetin me arritje të jashtëzakonshme.

Enkileda Carja po thyen vazhdimisht rekorde në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke u kthyer në një prej sportisteve më premtuese të vendit.

Suksesi i saj më i fundit është shpallja Kampione e Europës për të Reja, një arritje e cila e vendos Elbasanin dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes sportive.

Gjatë takimit, u diskutua mbi planet afatgjata, sfidat që sportistët përballen dhe vizionin për të ardhmen e sportit në qytet.

U shkëmbyen ide frymëzuese, me synimin për të forcuar mbështetjen ndaj talenteve të rinj dhe për të zhvilluar më tej aktivitetet sportive në Elbasan.

Drejtori Artin Kovaçi vlerësoi arritjet e Carjës dhe punën e palodhur të trajneres Kalemi, duke i cilësuar ato modele frymëzimi për brezin e ri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pogradeci nis përgatitjet, por merkatoja nuk bind tifozët: Pritshmëri të larta, afrime modeste

Nga Redi Dandallaku POGRADEC ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Pogradeci ka...

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...