Tabaku: “Paqja fiskale”, kanal zyrtar për pastrimin e parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku theksoi sot se projektligji për “Paqen fiskale”, favorizon kryesisht kompanitë e ndërtimit dhe krijon një mekanizëm të rrezikshëm legalizimi të të ardhurave të padeklaruara.

Tabaku theksoi se opozita do të kërkojë tërheqjen e ligjit dhe, nëse kjo nuk ndodh, do të propozojë amendamente për të kufizuar dëmet që ai mund të shkaktojë.

“Në qoftë se ligji nuk tërhiqet, ne kemi përgatitur dhe disa amendamente për t’u përpjekur për ta kufizuar dëmin që ky ligj shkakton, por ky është një nga 17 ligjet që në këtë parlament janë ligje të lobuara dhe të sponsorizuara dhe cenon rëndë jo vetëm procesin e integrimit, por njëkohësisht edhe të gjitha detyrimet për pastrimin e parave. Kryesisht përfitimet kryesore i marrin kompanitë e ndërtimit, sepse dhe këtu lidhet sigurisht pastrimi i parave që vjen nga ndërtimi”, tha Tabaku.

Tabaku shtoi se marrëveshja e paqes fiskale ka në bazë dy elementë.

“Elementi i parë është që rideklaron të ardhurat e shkuara, të pesë viteve të shkuara dhe pastaj deklaron një normë fitimi për tre vitet e ardhshme. Praktikisht, kushdo që ka kesh (cash) në shtëpi thotë: unë e kam pasur këtë fitim, po s’e kam deklaruar dhe po e deklaroj tani. Është një kanal zyrtar për pastrimin e parave, kryesisht në biznese që ky pastrim parash ndodh dhe fokus është ndërtimi”, tha ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasan/ Vihet në pranga Behxhet Bylyku, kanosi me armë të dyshuar manovër 4 punonjës policie

ELBASAN, 28 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

“Tinguj nën Portën e Kalasë”, muzika bashkëkohore gjallëron një prej hapësirave historike të Elbasanit

ELBASAN , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Historia dhe muzika...

I mori rrjedha e Drinit | Shpëtohen katër anëtarë të familjes, mbytet 7-vjeçarja

DIBËR , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Trupi i pajetë...

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin në GJKKO, avokatët kërkojnë kohë për t’u njohur me aktet. Ja kur pritet të rinisë

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Është ndërprerë seanca...