“Më të këqijtë e më të këqijve”, 6 shqiptarë të rrezikshëm arrestohen nga Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare, ja për çfarë akuzohen

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka bërë publik një raport ku renditen të huajt e konsideruar si më të rrezikshmit, të ndaluar nga Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave.

Në listën “më të këqinjtë”, përfshihen edhe gjashtë shtetas me origjinë shqiptare.
Sipas deklaratës zyrtare, nënsekretarja Noem thekson se agjentët po zbatojnë urdhrat për dëbime në shkallë të gjerë, duke nisur nga individët me historikun më të rënduar kriminal.

“Po çojmë përpara premtimin e Presidentit Trump, duke synuar së pari elementët më problematikë”, thuhet në njoftim.
Mes personave të arrestuar rezultojnë:
Vasil Vukaj – i shpallur fajtor për vrasje, u kap në Kaliforni.
Florjan Delija – i dënuar për sulm, arrestuar në Nju Jork.
Adush Muçaj – me precedent për sulm fizik, ndaluar në Jutah.
Marian Makai – i dënuar për vjedhje, sjellje të çrregullt dhe kërcënime terroriste, i arrestuar në Kaliforni.
Nga Kosova janë përfshirë në listë edhe: Nikollë Lleshaj dhe Besart Hoxha.
Sipas njoftimot, publikimi i këtyre emrave vjen si pjesë e operacioneve për identifikimin dhe largimin e personave të konsideruar si rrezik për sigurinë publike në SHBA.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zhduket kinezja në Greqi, dyshohet se është rrëmbyer ose vrarë. Zbulohet lidhja me investimet në Shqipëri

GREQI ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një shtetase kineze 50-vjeçare,...

Korça kryeson me mbi 7 200 aplikime për Skemën Kombëtare të Mbështetjes në Bujqësi

KORÇË, 11 korrik 2026 /Albania Express News/ -7 200...