Gjatë diskutimit për rregullimin e inteligjencës artificiale, Volodin paralajmëroi për “rreziqet” që shoqërojnë përdorimin e saj, duke pretenduar se në një vend të Bashkimit Evropian ishte “emëruar” një ministër me inteligjencë artificiale, i cili më pas po përballej me akuza për përvetësim.
SKANDAL në Moskë!
Ministrja shqiptare “Diella” bëhet
Diella, Rama
RUSI- Kryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Vyacheslav Volodin, u bë pjesë e një incidenti të pazakontë këtë javë, kur gjatë një takimi të Këshillit të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, në prani të Presidentit Vladimir Putin, ai përcolli si fakt një lajm të sajuar nga një faqe satirike kroate. Episodi u zbulua i pari nga gazetarët e Provereno Media.
Gjatë diskutimit për rregullimin e inteligjencës artificiale, Volodin paralajmëroi për “rreziqet” që shoqërojnë përdorimin e saj, duke pretenduar se në një vend të Bashkimit Evropian ishte “emëruar” një ministër me inteligjencë artificiale, i cili më pas po përballej me akuza për përvetësim.
Afirmimi i tij i referohej rastit të “Diellës”, një modele inteligjence artificiale e prezantuar në Shqipëri në shtator, por akuzat për korrupsion nuk kanë asnjë bazë. Ato burojnë nga një artikull plotësisht fiktiv i botuar nga portali satirik kroat Newsbar.
Volodin pretendoi se në një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, një AI është emëruar si ministre dhe ishte “kapur duke marrë ryshfet” dhe kishte “përvetësuar fonde”.
Në realitet, Shqipëria e prezantoi Diellën si pjesë të një pakete antikorrupsioni të lidhur me përmirësimin e sistemit të prokurimit publik. “Ministrja e inteligjencës artificiale”, e para e këtij lloji në botë, është një model që analizon kontratat publike dhe identifikon marrëveshjet e dyshimta.
Qeveria shqiptare e ka integruar atë në portalin e kontratave publike në kuadër të përpjekjeve për reforma që lidhen edhe me rrugën drejt integrimit evropian.
Në versionin origjinal, thuhej se në Shqipëri – e cila nuk është pjesë e BE-së – një “ministre” e inteligjencës artificiale me emrin “Diella” ishte shkarkuar pasi kishte marrë një ryshfet prej 14 bitcoin gjatë një tenderi për ndërtimin e një autostrade.

