Moderatorja Ola Bruko reagoi ashpër ndaj ndërprerjes së sinjalit të News 24, duke e quajtur një akt të paprecedent.
Ajo deklaroi se ndërpreu pushimet për të qenë pranë kolegëve në këtë situatë. Bruko theksoi se televizioni është si shtëpia e saj e dytë, ku ka punuar që prej vitit 2002. Ajo u shpreh se ky veprim duhet t’u dhembë atyre që e shkaktuan.
Moderatorja Ola Bruko: Është një akt i paprecedent. Realisht nuk e dija se mund të vinte një ditë si kjo. Është akt i paprecedent. Nëse kjo gjë nuk ka qenë e njoftuar më herët, s’është normale për Shqipërinë që do të hyjë në BE. Unë ndërpreva pushimet e mia me fëmijët e mi, për të qenë këtu. Kam që më 2002 këtu dhe është shtëpia ime e dytë. Unë kam ardhur le ta themi ‘si fëmijë’ këtu dhe kam fëmijë si burra sot. Puna ime si gazetare m’u ndërpre, pushimet m’u ndërprenë, m’u pre edhe puna ime si profesioniste, sepse unë kam shumë vite që bëj emisione në News 24. Iu kam dhënë zgjidhje shumë njerëzve, çdo ndihmë e kam dhënë me shpirt. Duhet t’ju dhembë atyre që e kanë bërë këtë.