Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, AF Elbasani kryesues,ja si paraqitet tabela e klasifikimit e kampionatit

Java e 14 e Kategorisë Superiore u zhvillua këtë mesjavë, pikërisht ditën e mërkurë dhe të enjte. Në këtë raund të kampionatit u shënuan 10 gola në 5 ndeshje, por nga këto 8 u shënuan vetëm në derbin mes Dinamos dhe Tiranës e fituar nga Dinamo me rezultatin tenistik 6-2

Përsa iu përket ndeshjeve të tjera, përsëri golat ishin me pikatore, teksa dy ndeshje përfunduan me barazimin 0-0, Teuta-Elbasani dhe Vora-Vllaznia, ndërsa në dy ndeshjet e tjera kishte fitore minimale 1-0, në Rrogozhinë në sfidën Egnatia-Flamurtari dhe te përballja mes Partizanit dhe Bylis.

Me rezultatet e kësaj jave, klasifikimi i Kategorisë Superiore, sheh Elbasanin në krye të klasifikimit me 26 pikë, me një bilanc 7 fitore, 5 barazime dhe 2 humbje. Pas tij vjen Vllaznia me 25 pikë ashtu si dhe Egnatia që ndodhet në vendin e tretë.

Përsa i përket fundit te renditjes, tani dy skuadrat që janë në zonën e kuqe të rënies nga Kategoria janë Flamurtari dhe Tirana me 13 dhe 7 pikë, ndërsa Bylis është në vendin e 8 në zonën e playoutit.

Renditja pas javës së 14:

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...