Aktivitete ndërkombëtare turistike dhe kulturore për promovimin e Shqipërisë në 2026-ën

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti në një takim, Antonio Durso, mik e dashamirës i Shqipërisë, tashmë bashkëpunëtor edhe i MTKS.

Gjatë takimit, Gonxhja dhe Durso biseduan për urat e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe rajonit të Pulias, Itali në fushat e turizmit, kulturës dhe sportit.

Në fokus të takimit gjithashtu ishin aktivitetet në fushën e turizmit dhe karvaneve të mjeteve historike në itenerare kulturore e natyrore shqiptare, për muzealizimin RETRO në kuadrin e Automotopark Albania, lidhje dhe shkëmbime me disa nga brandet më të rëndësishme italiane të Tour Operatorëve dhe ekselencës sektoriale për menaxhimin e destinacioneve dhe gjenerimit të vizitorëve të eksperiencës, traditës e aventurës në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se “2026 na pret plot ide e nisma duke institucionalizuar angazhimin për risi e aktivitete ndërkombëtare turistike, kulturore e sportive me organizata, klube e shoqata të pasionit historik, agjenci e institucione partnere në rajon me theks promovimin e Shqipërisë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...