U rrah në dasmë, reagon Shpat Kasapi: Ishte një keqkuptim me dasmorët!

Këngëtari Shpat Kasapi ka reaguar lidhur me lajmet e publikuara ditën e djeshme se së bashku me vëllain e tij u dhunuan fizikisht nga dasmorët dhe dhëndri i dasmës, ku ai ishte i ftuar për të kënduar. Ngjarja ndodhi në restorantin “Grand Events” në fshatin Shkabaj, në aksin rrugor Prishtinë–Mitrovicë në Kosovë.

Shpat Kasapi nuk i mohon lajmet, por u kërkon mediave që të mos e ekzagjerojnë shumë. Ai thotë se është mirë me shëndet dhe se sihte vetëm një keqkuptim me dasmorët dhe asgjë për t’u shqetësuar.

“Të dashur miq, unë jam mirë me shëndet, falë Zotit. Ju lutem mos e ekzagjeroni shumë lajmin, ishte një keqkuptim me dasmorët, asgjë tjetër për t’u shqetësuar,” – shkruan këngëtari në një postim në InstaStory.

Sipas raportimeve mediatike, sherri dyshohet se nisi pas vonesës së këngëtarit në dasmë, ndërkohë që burime jozyrtare pretendojnë se ai kishte shlkuar edhe në gjendje të dehur. Pasi situata degjeneroi, dhëndri dhe disa të ftuar të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj Kasapit dhe vëllait të tij, duke i goditur brutalisht.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Trump konfirmon takim me Putinin në Hungari: Synimi, t’i jepet fund luftës ‘të palavdishme’ në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me homologun...

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...