Aulona Bylykbashi apel nga Parlamenti në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara: “Të mos i lëmë të rinjtë mbi 21 vjeç pa asnjë perspektivë”

Nga Miranda Sadiku 

Në kuadër të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara ,deputetja e PS, Aulona Bylykbashi, ka mbajtur një fjalim të ndjerë nga foltorja e Parlamentit, duke ngritur një nga çështjet që ajo e konsideroi “thelbësore për dinjitetin e shoqërisë”, kujdesin për të rinjtë me aftësi të kufizuara mbi moshën 21 vjeç

Sot, me zemër dhe përgjegjësi, zgjodha të flas me zërin e nënave dhe prindërve,” u shpreh Bylykbashi, duke theksuar se sfidat e familjeve që rrisin fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara nuk mund të mbeten më në heshtje.

Ajo rikujtoi reformat e ndërmarra vitet e fundit në fushën e arsimit gjithëpërfshirës, ku çdo shkollë sot ka punonjës social dhe psikolog, si dhe shërbimet në shtëpi për fëmijët që nuk kanë mundësi lëvizjeje.

Po ashtu, mijëra familje në vend përfitojnë mbështetje sociale, një realitet që vite më parë ishte i paimagjinueshëm.

Megjithatë, deputetja ngriti alarmin për një boshllëk të madh institucional, ndërprerjen e mbështetjes sapo fëmija mbush 21 vjeç.

Është e paimagjinueshme që mbështetja të përfundojë pikërisht në momentin më kritik. Kush do të kujdeset për këta të rinj kur prindërit e tyre të mos jenë më?” ,pyeti Bylykbashi.

Duke u ndalur te modelet europiane, ajo theksoi se shumë vende të BE-së kanë ndërtuar sisteme të qëndrueshme për këtë kategori dhe se Shqipëria duhet të ecë në të njëjtin drejtim.

Edhe ne duhet të ndërtojmë një qasje të re kombëtare. Nuk mund të lëmë askënd pa perspektivë pas moshës 21 vjeç,” nënvizoi deputetja, duke shtuar se të rinjtë me aftësi të kufizuara duhet të kenë mundësi të jetojnë pranë komunitetit, me mbështetje të përhershme sociale, terapeutike dhe njerëzore.

Në përfundim të fjalës së saj, Bylykbashi u bëri thirrje institucioneve, politikëbërësve dhe shoqërisë që të marrin një angazhim të përbashkët. “Kjo kategori nuk ka luksin të presë. Prindërit nuk kanë luksin të shpresojnë se dikush do të kujdeset për fëmijët e tyre kur ata të mos jenë më. Ne kemi detyrimin moral dhe institucional të sigurojmë një jetë me dinjitet, siguri dhe dashuri për këta të rinj.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...