Dhunohen lojtarët dhe trajneri i Skënderbeut në Fushë Krujë, korçarët nuk zbresin në fushë

Iliria-Skënderbeu është një prej ndeshjeve më të rëndësishme, që luhet sot në kuadër të javës së 14-të të Kategorisë së Parë. Para ndeshjes në stadiumin “Redi Maloku” janë sulmuar lojtarët e Skënderbeut dhe trajneri Ernest Gjoka.

Episodi i dhunshëm ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Të dhunuar përveç Gjokës janë edhe Saleh Nasr, Altin Ukiçi dhe Mario Gjata.

Ky takim ishte karakterizuar nga tensioni edhe në Korçë. Skënderbeu e fitonte 2 me 0 atë përballje me pretendentët për ngjitjen në Superiore.

Skënderbeu kryeson i pashqetësuar renditjen e Kategorisë së Parë. Iliria me 16 pikë më pak ndodhet në vendin e pestë.

Sakaq, lojtarët e Ilirisë kanë dalë në nxemje ndërsa ata Skënderbeut jo. Nuk dihet nëse do të zbresin në fushë për fillimin e ndeshjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...