Trajneri i KF Egnatia, Edlir Tetova, i nënshtrohet me sukses operacionit në zemër

Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, KF Egnatia, Edlir Tetova, ka kaluar me sukses një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, pas disa shqetësimeve të shfaqura ditët e fundit.

Burime nga klubi bëjnë të ditur se gjendja e tij aktuale është e qëndrueshme dhe në përmirësim të vazhdueshëm, ndërsa ai po merr kujdes të specializuar nga stafi mjekësor.

KF Egnatia ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që ka marrë nga komuniteti sportiv në këto ditë të vështira, duke theksuar se është respektuar plotësisht dëshira e Tetovës për privatësi gjatë këtij procesi delikat.

Sipas klubit, shëndeti i trajnerit mbetet prioritet absolut dhe ai do të ketë mbështetjen e plotë të skuadrës në çdo hap të rikuperimit.

Ka qenë miku i tij Endri Vrapi që ka ndarë një foto me Tetovën nga salla e operacionit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjithçka mbetet e hapur

Nga Erion Sqapi AF Elbasani reagoi në mënyrën më të...

Sot shënohet 180-vjetori i lindjes së rilindasit të shquar Naim Frashëri.

PËRMET,25 maj 2026/Albania Express News/Naim Frashëri (Frashër, 25 maj...

Marrëveshja me Iranin, Trump-negociatorëve amerikanë: Mos u nxitoni

SHBA,25 maj 2026/Albania Express News/Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi...

Moti sot/ E hëna me kthjellime dhe reshje lokale shiu, ja zonat që preken

TIRANË,25 maj 2026/Albania Express News/Kjo e hënë do të...