Mesfushori i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, vazhdon të shkëlqejë në Serie A.
22-vjeçari ishte protagonist absolut në fitoren 2-1 që Leçe arriti ndaj Torinos fundjavën e kaluar, ku kontribuoi me dy asiste vendimtare.
Performanca e tij mbresëlënëse është vlerësuar me notën e lartë 8.8 nga platforma statistikore “Sofascore”, e cila e ka përfshirë Berishën në formacionin ideal të javës në Serie A.
Berisha po zhvillon një sezon shumë pozitiv me Leçen, ku deri më tani ka luajtur 11 ndeshje dhe ka spikatur me paraqitje të qëndrueshme.
Ky është sezoni i tij i tretë me klubin italian, ku më herët është aktivizuar edhe me ekipet e të rinjve.
Forma e treguar së fundmi konfirmon rritjen e qëndrueshme të mesfushorit shqiptar, i cili po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm si për Leçen, ashtu edhe për Kombëtaren.




