Peshëngritësja Desjana Koni fiton dy medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik në Durrës

Peshëngritësja e Partizanit, Desjana Koni ka fituar dy medalje bronzi në Kampionatin Ballkanik që po zhvillohet në Durrës.

Sportistja shqiptare u rendit e treta në stilin e shtytjes dhe në dygarësh për peshën deri 53 kilogramë. Koni ngriti 164 kilogramë në total.

Në provën e shkëputjes Koni u rendit e katërta, me ngritje 71 kg në të parën, 74 kg në të dytën dhe pa realizuar 77 kg në të tretën. Në shtytje tregoi më shumë saktësi: 85 kg, 88 kg dhe 90 kg, që i siguruan medaljen e bronztë edhe në këtë disiplinë, edhe në dygarësh.

Një meritë të veçantë për këtë rezultat ka edhe trajneri i Partizanit, Ervis Tabaku.

Ky rezultat sinjalizon një rikthim të fuqishëm të peshëngritjes shqiptare, ndërsa të mërkurën pritet dueli mes Briken Caljes dhe Erkand Qerimajt në peshën deri 79 kg, ku priten edhe medalje të tjera për kuqezinjtë.

Në Kampionatin Ballkanik për të rritur në peshëngritje marrin pjesë 69 sportistë nga 8 vende të rajonit.

Kampionati Ballkanik i Peshëngritjes për të rritur është kthyer pas 38 vitesh mungesë në Shqipëri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...