“Po pushtohet një media”, Luçiano Boçi nga News24 i rrethuar nga Policia dhe Ushtria : Të mos bëhet asnjë veprim pa vendimin e Gjykatës

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka folur për rrethimin e News24 dhe ndërprerjen e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend. Në prononcimin nga ambientet e jashtme të News24 të rrethuara nga policia, Boçi thotë se kërkon një informacion për situatën nga drejtuesit e këtij aksioni absurd sipas tij.

“Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit”, tha Boçi.

Demokrati tha se sot në News24 po ndodh një pushtim territori pa një vendim gjykate, në emër të një shoqërie të quajtur “KAYO”.

“Vërtetë mund të ketë kalime pronësie nga ministria por çështja është në gjykatë dhe nuk duhesh ndërmarrë asnjë veprim pa pasur një vendim gjykate”, tha Boçi.

Luçiano Boçi: Erdhëm për të mësuar më shumë rreth situatës, pamë edhe lëvizjet furgonat e policisë. Kërkojmë të marrim informacion nga drejtuesit. Nuk kemi asnjë emër drejtuesi. Policët janë në detyrë dhe janë të ndaluar të tregojnë emrin e drejtuesit. Gjithçka është në errësirë të plotë, është një uzurpim, pushtim i medias. Ka ardhur një ndërmarrje x me emër të famshëm Kayo dhe që ka realizuar këtë pushtim territori pa një vendim gjykate. Vërtetë mund të ketë kalime pronësie nga Ministria por çështja është në gjykatë dhe nuk duhesh ndërmarrë asnjë veprim pa pasur një vendim gjykate. Çdo gjë këtu është heshtje errësirë totale, në një vend ku transmetohet e vërettë. Ka shumë absurditet këtu.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Finale historike në Botëror, për herë të parë do të përballen kampionët në fuqi të dy kontinenteve

BOTËRORI 2026 , 15 korrik 2026/Albania Express News/- Për...

Champions League/ Egnatia ‘luan tenis’ me Petro Cub dhe arrin një kualifikim historik

RROGOZHINË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Egnatia nuk zhgënjen dhe...

Futbolli nuk do të vijë në shtëpi, Messi me shokë përmbysin në fund Anglinë dhe arrijnë finalen e dytë radhazi të Botërorit

BOTËRORI 2026 ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Argjentina është finalistja...

Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje

KOSOVË ,15 korrik 2026/Albania Express News/-Një javë pas certifikimit...