Rama: Beteja jonë, për mbrojtjen e kufijve kushtetues të pushteteve

 

Kryeministri Edi Rama, u është përgjigjur sot zërave që e kanë cilësuar si presion ndaj drejtësisë, dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për pezullimin nga detyra të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, Rama tha se “me sa duket me një pjesë nuk jemi kuptuar dhe prandaj jam këtu duke e nisur me pyetjen: E dini kush e ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese pezullimin e ministres nga një prokuror dhe një gjykatës?”

“E kam ankimuar unë, natyrisht si Kryeminstër jo si Edi Rama dhe natyrisht jo për një ministër që në këtë rast është edhe zëvendëskryeminstër, po për parimin e moscënimit të balancës mes pushteteve, për parimin e mosndërhyrjes së një pushteti tjetër të pavarur në përbërjen e një pushteti të pavarur ekzekutiv, për parimin e mosmarrjes së kompetencave të Kryeministrit dhe Presidentit nga një prokuror dhe gjykatës”, tha Rama.

Sipas Kryeministrit, “kjo është një betejë institucionale-gjyqësore për të mos lejuar atë që nga Komisioni i Venecias konsiderohet shkelje e palejueshme e kufirit ndarës mes pushteteve”.

“Pra, unë jam palë dhe flas si palë, nuk i bëj presion askujt dhe nuk flas për një proces gjyqësor që zhvillohet diku dhe nuk ka lidhje me rolin tim. Unë flas për publikun, për një proces që vendos jo për mua, si individ, por për diçka shumë më të madhe: për balancën mes pushteteve të pavarura në Shqipëri, për lirinë kushtetuese të Kryeministrit të Republikës së Shqiëprisë për të vendosur për ekzekutivin dhe për përbërjen e tij, për të drejtën ekskluzive të Parlamentit për ta miratuar ose jo përbërjen e një qeverie të propozuar nga Kryeministri”, theksoi Rama.

“Dhe jo sot për sot, por për të ardhmen, pavarëisht nga unë, ne, ata që sot jemi, dhe nesër s’jemi në këto detyra”, pohoi ai.

Sipas kreut të ekzekutivit, nëse pezullimi i një ministri, nga një prokuror dhe një gjykatës sot do të legjitimohej si një e drejtë e ligjshme e drejtësisë, atëherë shkrirja e krahut të gjyqësorit përtej kufirit ndarës me ekzekutivin dhe jetën politike shqiptare, do të krijonte një precedent unikal, të rrezikshëm dhe kërcënues sepse duke i hapur rrugë presioneve politike ndaj Qeverisë, destabilizimit institucional dhe manipulimit të ekzekutivit përmes proceseve penale. Do të ndodhte diçka që është e panjohur në Evropë”, theksoi Rama.

“Mjafton të parafytyrosh se çfarë lojërash politike në dëm të shtetit, në dëm të ligjit, qyetarëve, shoqërisë, mund të sillte e ardhmja po të hapej kjo vrimë e madhe në murin ndarës mes pushteteve në Shqipëri”, pohoi Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...