Muzika e filmave shqiptarë, koncert festiv në nder të kompozitorëve të njohur

Nën kupolën e artit të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në një mbrëmje kushtuar festave të nëntorit, muzika e filmit shqiptar erdhi si një lutje e bukur nostalgjike duke rikthyer në jetë kujtime, portrete, zëra dhe histori që jetojnë prej dekadash në shpirtin e publikut shqiptar.

Orkestra Simfonike, Kori dhe Kori i Zërave të Bardhë të TKOB, në bashkëpunim me Orkestrën Simfonike te RTSH-së, nën dirigjimin e Gridi Krajës, sollën tingujt e jashtëzakonshëm të filmave shqiptarë, nga Nëntori i Dytë, Skënderbeu, Dimri i Fundit, Gjeneral Gramafoni, Liri a vdekje apo Në shtëpinë tonë.

Për afro dy orë, publiku u përfshi nga një nostalgji e thellë duke udhëtuar pas në kohë, drejt fëmijërisë, dashurive të para për filmin, heronjve të heshtur e të paharruar si dhe historive që kanë formuar narrativën kinemarografike.

Kjo pasi muzika e filmave shqiptarë nuk ishte thjesht shoqëruese e imazheve ajo ishte vetë rrëfimi, fryma, gati gati shpirti i tyre.

Momente të veçanta solistike erdhën nga klarineta e parë e TKOBElton Katroshi dhe vokalistja Kamela Islamaj, të cilët plotësuan mozaikun artistik të kësaj mbrëmjeje të rrallë.

Përmes kolonave zanore që na sjellin shumë kujtime, ky koncert festiv ishte dhe një homazh për kolosët Çesk Zadeja, Kujtim Laro, Limoz DizdariZef Çoba e Aleksandër Peçi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Përplasen dy automjete në aksin Elbasan–Librazhd, një grua mbetet e bllokuar në mjet

ELBASAN 11 korrik 2026/Albania Express News /-Një aksident rrugor...

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...