20 milionë paund për talentin shqiptar? Fulham dhe Palace ndjekin Vatën

Roko Vata është futur në radarin e Fulham dhe Crystal Palace. Dy klubet e Premier Ligës kanë shprehur interes konkret për talentin 20-vjeçar, dhe sipas “Daily Mail”, për kartonin e tij do të duhen rreth 20 milionë paund.

Vata, i cili zgjodhi të përfaqësojë Irlandën, ka kontratë edhe për tre vite me Watfordin, skuadër që konkurron në Championship. Sulmuesi anësor ka munguar në javët e fundit për shkak të një dëmtimi, por mbetet një nga lojtarët më premtues të klubit.

Detaj i veçantë është fakti se ai ndodhet ende brenda afatit për të ndryshuar përfaqësuese. Nëse ekziston dëshira nga të dyja palët, 20-vjeçari mund të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen, duke mbajtur të hapur një mundësi që konsiderohet shumë interesante për futbollin kuqezi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani kërkon kthesën ndaj Partizanit ,Ivan Gvozdenoviç: “Jemi gati për një sfidë të madhe”

AF Elbasani kërkon me patjetër rikthimin te fitorja në...

Sot zgjedhjet parlamentare në Hungari, fundi i sundimit të gjatë të Orbán apo një mandat i pestë

Hungarezët votojnë sot për zgjedhjet parlamentare që mund t’i...

“Uroj sa më pak makëturi, mllef dhe urrejtje”, kujt i drejtohet Spiropali me këtë mesazh?

Socialistja Elisa Spiropali ka bërë një postim në Facebook...