Funari në hartën e turizmit të aventurës në Shqipëri falë mbështetjes së BE-së

Funar, rreth 20 km në veri të Elbasan, do të zbatohet projekti “Udhëtim në Natyrë dhe Aventurë”, i cili synon ta kthejë këtë zonë në një nga destinacionet kryesore të turizmit të aventurës dhe natyrës në Shqipëri gjatë vitit 2026.

Projekti realizohet falë bashkëpunimit ndërkufitar dhe mbështetjes së Bashkimi Evropian përmes programit IPA III CBC, me qëllim zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale, në partneritet me bashkinë e Krushevës në Maqedoninë e Veriut.

Në kuadër të këtij projekti parashikohet ndërtimi i një parku të ri aventurash, krijimi i shtigjeve të shënjuara drejt kanioneve të Dopajit, organizimi i trajnimeve për sipërmarrësit lokalë në fushën e turizmit të qëndrueshëm dhe ekonomisë qarkulluese, si dhe promovimi i Funarit si destinacion i turizmit të aventurës në nivel rajonal përmes aktiviteteve përgjatë gjithë vitit 2026.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha për ATSH-në se “ky projekt vijon transformimin e Funarit si destinacion i turizmit malor dhe aventurës, pas investimeve të realizuara më herët në kuadër të IPA II CBC, të cilat përfshinin ndërtimin e Infopoint-it dhe pistës së parashutizmit”.

“Me këto investime të reja dhe përfshirjen në Paketën e Maleve, Funari pritet të ketë një rol të veçantë në zhvillimin e turizmit të aventurës në Shqipëri, duke sjellë më shumë vizitorë, zhvillim ekonomik dhe mundësi të reja për komunitetin lokal gjatë vitit 2026”, u shpreh Llatja.

Ai theksoi se synimi i bashkisë është që Funari të zhvillohet si një hapësirë e pastër, mikpritëse dhe me mundësi të shumta për qytetarët dhe vizitorët.

Funari, me pyjet e pasura, liqenet natyrore dhe ujëmbledhësit, po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turizmin rural, kulturor dhe sportet në natyrë.

Fshati turistik i Funarit është një nga katër zonat e shpallura prioritare për zhvillim nga këshilli bashkiak i Elbasanit, së bashku me Gjinarin, Treganin dhe Shushicën, të cilat përbëjnë një potencial të rëndësishëm ekonomik, turistik dhe mjedisor për qytetin dhe rajonin.

Në Funar, përveç bukurive natyrore, mund të ushtrohen edhe sporte të aventurës si parashutizmi, kajaku në liqen, hipizmi, çiklizmi malor, ecja dhe ngjitja në shtigje malore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...