Begaj pret aktivistë të Diasporës nga 11 shtete të SHBA

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot një grup aktivistësh të Diasporës të ardhur nga 11 shtete të ndryshme të SHBA, përfaqësues të organizatave GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF).

Ky takim, i zhvilluar në prag të Festave të Nëntorit, ka një simbolikë domethënëse për forcimin e lidhjeve me Diasporën, roli i së cilës është pjesë e rëndësishme e agjendës së Kreut të Shtetit.

Ndërsa ndau me pjesëmarrësit mbresa nga takimet me shqiptarë që jetojnë jashtë vendit të cilët i ka takuar gjatë vizitave zyrtare, Begaj vlerësoi veprimtarinë e përbashkët të tyre për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit dhe lidhjen me origjinën.

Begaj rikonfirmoi edhe në këtë takim qëndrimin e tij se Diaspora mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme të kombit shqiptar në politikë, kulturë, ekonomi dhe identitet.

Teksa u njoh me rezultatet e programin e OriginAL, që synon lidhjen e të rinjve të Diasporës me vendlindjen, Presidenti u shpreh se të rinjtë janë ata që përfaqësojnë kapitullin e ardhshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Diasporë.

“Çdo kontributi juaji është i mirëpritur. Ju jeni ylli shqiptar që shkëlqen kudo dhe i sillni Shqipërisë energjinë pozitive, ekspertizë dhe më shumë mundësi zhvillimi”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje ndaj pjesëmarrësve për ndihmat e dhëna pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri dhe gjatë periudhës së pandemisë. Gjithashtu, i përgëzoi ata për donacionet që japin për shoqatat jofitimprurëse në Shqipëri, Kosovë, por dhe në vendet e tjera të rajonit ku banojnë shqiptarë.

Presidenti Begaj i inkurajoi veprimtarët e Diasporës për të mbajtur kontaktet mes njëri-tjetrit, për të shkëmbyer vizita dhe për të kontribuar secili në mënyrën që mundet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Burra që nuk e humbën kurrë orientimin qytetar

Nga Bujar Qesja DURRËS,26 maj 2026/Albania Express News/Ka fotografi që...

Sarandë/ 12 masa sigurie për zyrtarë, policë e biznesmenë, nën hetim edhe kryeinspektori i IMT-së

SARANDË,26 maj 2026/Albania Express News/Prokuroria e Sarandës ka lëshuar...

Zgjedhjet që rrëzuan shtetin

Nga Thoma Gëllçi TIRANË,26 maj 2026/Albania Express News/Shumë njerëz e...