Verërat shqiptare vlerësohen me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd

Verërat shqiptare u vlerësuan me çmime në panairin “Wine Vision” në Beograd (Serbi).

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela në një postim në rrjetet sociale theksoi se “në një kompeticion të fortë mes 880 kampionëve të verës, Kabernelo Rezerva Cuvee 2019 nga Faba Kantina u vlerësua me çmimin National Trophy. Ndërsa Estia Shesh i Zi 2024 nga Kantina Arianiti fitoi trofeun Best Rosé”.

“Mes mbi 600 ekspozuesish, Shqipëria u përfaqësua denjësisht nga kantinat tona, të cilat prezantuan produktet e tyre përpara vizitorëve dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Çela.

Prodhuesit vendas u shprehën krenarë për arritjet.

Gjatë ditëve të panairit, Petrit Çobo nga “Çobowinery” tregoi se pjesëmarrja ka qenë shumë frytdhënëse, pasi ka zhvilluar takime të rëndësishme me importues ndërkombëtarë nga Kanadaja, Singapori dhe Anglia.

Evalt Domi, enolog i Kantinës “Duka”, tha se importuesit nga rajoni dhe Evropa Qendrore kanë treguar interes për prodhimet autoktone shqiptare, siç janë Sheshi i Bardhë dhe Sheshi i Zi.

“Ky sukses dëshmon edhe një herë cilësinë në rritje, profesionalizmin dhe konkurrueshmërinë e verërave shqiptare në tregun rajonal dhe ndërkombëtar. Sot është koha që edhe tregu dhe konsumatori shqiptar t’i vlerësojë verërat vendase po aq sa vlerësohen jashtë vendit”, tha Çela.

Në Panairin “Wine Vision” në Beograd, në stendën e përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria prezantoi edhe ofertën e saj turistike, nga destinacionet natyrore te thesarët e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria artizanale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...