Forcat e policisë në Pukë kanë rrethuar një banesë në fshatin Orosh, Fushë Arrëz në Pukë, që prej orëve të para të mëngjesit.
Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkuar, raportojnë burime jo zyrtare, ndërsa forcat RENEA janë nisur nga Tiranë në drejtim të Pukës.
Është i paqartë identiteti i personave që konsiderohen të rrezikshëm, përderisa është kërkuar ndërhyrja e RENEA-s
Në vendngjarje janë nisur edhe forcat nga anti terrori nga Shkodra, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar.
Bëhet fjalë banesa të braktisura, që sipas verifikimit i përket si shtëpi shtetasit M.J.

