Shqipëria prezanton ofertën turistike në Beograd

Në Panairin “Wine Vision” në Beograd, në stendën e përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, Shqipëria prezanton ofertën e saj turistike, nga destinacionet natyrore te thesarët e trashëgimisë kulturore dhe mjeshtëria artizanale.

Në tryezat e punës u shkëmbyen përvoja artizanale mes tre vendeve, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së traditave dhe trashëgimisë jomateriale.

Ndërkohë, Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore solli energjinë dhe ritmin e kulturës sonë, duke e bërë prezantimin e Shqipërisë edhe më të veçantë.

Agjencia Kombëtare e Turizmit në një postim në rrjetet sociale theksoi se “ky panair është një mundësi e mirë jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal drejt tregjeve ndërkombëtare”.

Gjatë panairit, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare e Turizmit, Zana Çela zhvilloi takime me Marija Labović, drejtoreshë e Organizatës Kombëtare të Turizmit dhe zv.ministren e Turizmit të Serbisë, Višnja Rakić.

Në bazë të protokollit të bashkëpunimit, diskutimi u përqendrua mbi promovimin e ofertave të përbashkëta, sidomos për tregjet e largëta si Kina dhe Amerika, si dhe për organizimin e eventeve.

Të shumta ishin mediet të cilat shfaqën interes për zhvillimin e turizmit shqiptar gjatë dy viteve të fundit.

Në edicionin e tretë të panairit “Wine Vision”, që po zhvillohet në Beograd, Serbi, ku marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota, Shqipëria përfaqësohet nga 7 kantina.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...