Massimiliano Allegri, në historinë e Milanit, shkon në 100 fitore me kuqezinjtë

Derbi i Madonninës i fituar nga Milani ndaj Interit nuk vlen vetëm 3 pikë me peshë për klasifikimin, por i shërbeu edhe vetë Massimiliano Allegrit.

Trajneri livornez në fakt pas këtij suksesi hyri në historinë e Milanit teksa arriti në kuotën e 100 fitoreve me kuqezinjtë në të gjitha kompeticionet
Në këtë mënyrë, emri i Massimiliano Allegrit në klasifikimin e vecantë të Milanit, iu bashkohet personaliteteve të tilla si Carlo Ancelotti, arrigo Sacchi apo Fabio Capello. Sipas të dhënave të Opta, massimiliano nAllegri është trajneri i 7 në historinë e ‘Djajve’ milanezë që arrin në kuotën e 100 fitoreve në pankinën kuqezi. Përpara livornezit janë pikërisht; Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm, Arrigo Sacchi, emra që kanë lënë gjurmë të forta në historinë e Milanit

100 fitore dhe vendi i dytë; Milan ‘fluturon’ në klasifikim
Fitorja e 100 e Allegrit erdhi në ndeshjen më të ndjerë që u vendos nga goli i Pulisic që nuk ngurroi të dërgojë në rrjetë një top të kthyer nga Sommer. Ky rezultat i jep mundësinë Milanit që të vijojë me serinë e rezultateve pozitive(humbja e vetme mbetet ajo e gushtit ndaj Cremoneses) dhe i con kuqezinjtë në vendin e dytë të klasifikimit bashkë me Napolin dhe vetëm 2 pikë pas Romës kryesuese. Një arritje personale e trajnerit toskan të Milanit që ndërthuret në mënyrë perfektë me ambiciet e skuadrës për titull.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...