Maignan hero, Pulisic vrasës: Milani mposht Interin 0-1

Milani ka triumfuar ndaj Interit në derbin e parë të këtij sezoni, duke fituar me rezultatin 0-1 falë një goli të Christian Pulisic dhe një penalltie të pritur mjeshtërisht nga Mike Maignan. Sfida e zhvilluar në “San Siro” nisi më mirë për zikaltrit, të cilët rrezikuan disa herë: dy pritje vendimtare të Maignan dhe një goditje që u ndal në shtyllë penguan avantazhin e tyre të hershëm.

Në pjesën e dytë, ekipi i Chivu e filloi sërish në sulm, por Milani goditi në kundërsulm. Në minutën e 54’, Saelemaekers u ndal nga Sommer, por Pulisic reagoi më shpejt se të gjithë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë kuqezinjve avantazhin.

Interi pati mundësinë ideale për të barazuar në minutën e 74’, kur pas rishikimit të VAR-it, u akordua penallti për zikaltrit. Megjithatë, Hakan Calhanoglu u ndal nga një Maignan i papërshkrueshëm, duke i mohuar Interit golin e barazimit.

Me këtë fitore të rëndësishme, Milani ngjitet në vendin e dytë me 25 pikë, dy më pak se Roma kryesuese, ndërsa Interi zbret në vendin e katërt me 24 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME