Vijon puna për pastrimin e dëborës në rrugët malore të Elbasanit

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh dhe të dëborës në zonat malore, kanë krijuar probleme me qarkullimin në disa akse.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga pastrimi i rrugëve në zonat malore të Elbasanit.

“Në zonat malore të Elbasanit, po vijon puna për pastrimin e dëborës në rrugë me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt dhe të pandërprerë për banorët dhe vizitorët”, shkruan Rama.

Ndërsa në disa qarqe kanë nisur reshjet e para të borës, Autoriteti Rrugor Shqiptar po vijon punën për pastrimin e akseve dhe rikthimin e tyre në gjendjen e mëparshme.

Po ashtu, autoritetet vendore po bashkëpunojnë me firmat kontraktore, me qëllim pastrimin e rrugëve nga bora dhe shpërndarjen e kripës në akset e rrezikshmëri.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, si dhe të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME