Xhampiero Gasperini duket se ka transformuar totalisht Romën. Edhe pse ndërhyrjet në merkaton e verës kanë qenë minimale, skuadra kryeqytetase po funksionon në mënyrë perfekte.
Sot, verdhekuqtë arritën një fitore të rëndësishme 3-1 në transfertë ndaj Kremonezes, duke ruajtur dhe forcuar kreun e renditjes.
Roma zhbllokoi sfidën që në pjesën e parë falë një goli të Matías Soulé, ndërsa në fraksionin e dytë ekipi i Gasperinit thelloi avantazhin me golat e Lewis Ferguson dhe Wesley.

Në shtesë, Folino shënoi golin e nderit për vendasit, një gol që vlejti vetëm për statistikë.
Me këtë sukses, Roma merr tre pikë të arta dhe qëndron e vetme në krye, duke u konfirmuar gjithnjë e më shumë si një pretendente serioze për titullin kampion.

