Dëbora zbardh malet e Qarkut të Elbasanit; HEC Banjë nis shkarkimet. Autoritetet: situata nën kontroll, pa rrezik përmbytjesh

Në qarkun e Elbasanit vijon moti i lagësht, i shoqëruar me intervale reshjesh shiu me intensitet të ulët gjatë orëve të fundit. Ndërkohë, mëngjesi i sotëm ka sjellë edhe një panoramë dimërore në zonat e thella malore, ku reshjet e dëborës kanë zbardhur disa prej destinacioneve turistike më të njohura të rajonit. Sipas informacioneve zyrtare, dëbora ka mbuluar Parkun Kombëtar të Shebenikut, si edhe fshatin piktoresk Fushë Studën në Njësinë Administrative Steblevë, bashkia Librazhd.

Nga komunikimet e kryera me strukturat e Emergjencave Civile në bashkitë e qarkut dhe me sallën operative të Policisë së Shtetit është raportuar se gjatë orëve të fundit janë evidentuar disa problematika të karakterit të lehtë, por aktualisht situata paraqitet nën kontroll. Prurjet e lumenjve dhe përrenjve janë në kuota mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje në territor.

Sa i përket menaxhimit të prurjeve në kaskadën e Devollit, HEC Banjë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme shkarkimet janë planifikuar në nivelin 100 m³/sek deri në orën 10:30. Më pas, në varësi të ndryshimeve të situatës hidrologjike, kompania Devoll Hydropower do të analizojë dhe vendosë mbi vazhdimin e shkarkimeve.

Nga verifikimet në terren konfirmohet se shkarkimet nuk kanë shkaktuar probleme apo përmbytje në zonën poshtë digës dhe as në zonën e Sulovës, ku situata paraqitet e qëndrueshme.

Autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin e pandërprerë të territorit, teksa i bëhet thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat malore ku reshjet e dëborës mund të krijojnë vështirësi në qarkullim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...