Star Campers Albania shpallet fituese e Çmimit të Inovacionit në edicionin e 4-t të “Butterfly Award”, themeluesi Lyto Alliu e cilëson këtë çmim hap gjigand në promovimin e Shqipërisë Turistike

Nga Fatmir Popja

Star Campers Albania është shpallur fituese e Çmimit të Inovacionit në edicionin e katërt të Butterfly Award, një event rajonal i organizuar nga Regional Cooperation Council (RCC) dhe i mbështetur nga Bashkimi Europian.

Ky vlerësim i rëndësishëm i atribuohet kontributit të tyre në zhvillimin e astroturizmit në Shqipëri, një fushë krejtësisht e re dhe ende e pashfrytëzuar në vend.

Kompania e themeluar dhe drejtuar nga librazhdasi Lyto Alliu një nga guidat më të njohura turistike në Shqipëri dhe jo vetëm është veçuar për organizimin e eventeve stargazing, netëve nën yje dhe aktiviteteve edukative që lidhin turistët me natyrën dhe fenomenet qiellore.

Star Campers Albania mbetet subjekti i vetëm në Shqipëri që ofron këto lloj përvojash të strukturuara dhe profesionale, duke sjellë një dimension të ri turizmit alternativ.

Ky çmim sipas Lyto Alliut konsiderohet një hap i madh përpara për promovimin e Shqipërisë si destinacion që ofron eksperienca unike në natyrë.

Me pesë vite aktivitet në tregun shqiptar, kompania shprehet se është më e motivuar se kurrë për të zgjeruar ofertën dhe për ta zhvilluar këtë sektor në nivele edhe më profesionale.

Star Campers Albania falënderon organizatorët dhe thekson se ky vlerësim forcon dëshirën e tyre për të vazhduar inovacionin dhe për të sjellë përvoja gjithnjë e më të veçanta nën qiellin shqiptar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...