Elbasan, përmirësohet moti këtë të shtunë , situata nën kontroll, pa rrezik përmbytjesh, hapet porta shkarkuese e emergjencës e HC të Banjës në Gramsh

 

 

Në qarkun e Elbasanit, këtë të shtunë moti është përmirësuar ndjeshëm, ndërsa reshjet e shiut kanë pushuar pas disa ditësh intensiteti. Sipas informacioneve zyrtare të siguruara nga strukturat e Emergjencave Civile në të shtatë bashkitë e qarkut dhe nga salla operative e Policisë së Shtetit, gjatë orëve të fundit janë raportuar disa problematika, por situata paraqitet e stabilizuar.

Prurjet e lumenjve Shkumbin dhe Devoll, si edhe të përrenjve malorë, aktualisht janë në kuota mesatare dhe nuk paraqesin rrezik për dalje nga shtrati apo përmbytje. Autoritetet po ndjekin në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e situatës hidrologjike, ndërsa deri më tani nuk ka pasur sinjale alarmi.

Ndërkohë, nga Hidrocentrali i Banjës në Gramsh vijojnë shkarkimet me një debit prej 50 m³/sek deri në orën 12:00 të ditës së sotme. Nga verifikimet në terren mësohet se këto shkarkime nuk kanë shkaktuar probleme apo përmbytje në zonat poshtë digës dhe në zonën e Sulovës, në Bashkinë Cërrik.

Strukturat e emergjencave civile mbeten në gatishmëri, ndërsa nënvizojnë se vijon monitorimi i situatës për çdo ndryshim të mundshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Miratohet me 100 vota pakti i ri mes PS e PD për rregulloren e Kuvendit, voton kundër vetëm Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë

TIRANË,21 maj 2026/Albania Express News/Seanca maratonë e së enjtes...

Mbyllet etapa e tretë e Turit të 83-të Çiklistik të Shqipërisë

TIRANË, 21 maj 2026 /Albania Express News/ Etapa e...

“Porta e Alpeve”, Karakaçi: 100 milionë euro investime për turizmin dhe infrastrukturën në Shkodër

TIRANË, 21 maj 2026/Albania Express News/ Projekti “Porta e...

SHBA zhvendos aeroplanmbajtësen Nimitz drejt Karaibeve, Kuba mund të ketë fatin e Venezuelës

SHBA,21 maj 2026/Albania Express News/Me aktakuzën ndaj Raul Castros,...