Lajm i Fundit /Gramsh,Automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra, drejtuesi shpëton pa rrezik për jetën

 

Automjeti del nga rruga dhe rrokulliset disa metra, drejtuesi shpëton pa rrezik për jetën

Një aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Gramsh–Cerrik, ku një automjet që dyshohet se qarkullonte me shpejtësi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge dhe u rrokullisur disa metra.Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Ura e Çekrezit jo shumë larg qytetit të Gramshit.
Burime të besueshme bëjnë me dije se automjeti është dëmtuar pjesërisht, ndërsa drejtuesi i mjetit, i cili ka qenë vetëm në makinë në momentin e ngjarjes, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të njëjtave burime, aksidenti dyshohet të jetë favorizuar edhe nga lagështira dhe reshjet e fundit, të cilat e kanë bërë segmentin rrugor më të rrëshqitshëm.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Papunësia thellohet në qarqe, Elbasani regjistron humbjen më të madhe të vendeve të punës në vend

ELBASAN ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Tregu i punës në...

Shqipëria bëhet gati për euron si paranë kombëtare

TIRANË ,16 korrik 2026/Albania Express News/-Shqipëria ka nisur zyrtarisht...