Premiere që magjepsi spektatorin elbasanas: ‘Shumë pak vrasës’ ndez skenën e Teatrit Skampa

Premiera e mbrëmshme “Shumë pak vrasës” në Teatrin “Skampa” Elbasan u shndërrua në një sukses të jashtëzakonshëm, duke rikthyer në skenë emocionin dhe energjinë e një shfaqjeje të madhe. Salla ishte e tejmbushur me spektatorë, të cilët ndoqën me vëmendje e entuziazëm komedinë misterioze “Shumë pak vrasës”, një produksion që erdhi nën regjinë e finesë dhe plot ritëm të Rozi Kostanit.

Aktorët sollën një interpretim brilant, duke e mbajtur publikun të mbërthyer nga fillimi deri në fund. Me profesionalizëm, humor dhe një lojë plot dinamizëm, ata krijuan një atmosferë ku misteri dhe e qeshura ndërthureshin natyrshëm, duke rrëmbyer duartrokitje të gjata e të merituara. Në skenë shkëlqyen: Helidon Fino, Ola Harizaj, Marin Orhanasi, Vin Bejleri, Erli Fortuzi, Elona Mamo, Marsias Lila dhe Rudi Kocibelli.

Secili prej tyre solli një energji të veçantë, duke i dhënë jetë personazheve dhe duke e shndërruar komedinë në një përvojë të paharrueshme për publikun elbasanas.

“Shumë pak vrasës” është një komedi misterioze që të fton të qeshësh, të mendosh dhe t’i shijosh deri në detaj situatat e saj plot lojëra mendore e humor inteligjent. Një shfaqje që nuk duhet humbur.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...

Erion Braçe dhe sfida ndaj politikës së mbyllur

  E kam njohur Erion Braçen kur ishte shumë i...