Kryebashkiaku Llatja takon kampionët elbasanas: Krenaria e qytetit, do t’i mbështesim pa kufij

Në ambientet e pallatit të sportit “Tomorr Sinani” u zhvillua sot një takim i veçantë mes kryebashkiakut Gledian Llatja dhe kampionëve elbasanas të sporteve të pingpongut, karatesë, shtangës, xhudos dhe atletikës – sportistë që kanë shkëlqyer në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare duke përfaqësuar me dinjitet qytetin dhe Shqipërinë. Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Sporteve dhe Kulturës, Artin Kovaci, i cili së bashku me Llatjan vlerësuan punën dhe rezultatet e këtyre talenteve.

Sportistët, trajnerët dhe stafet teknike prezantuan sukseset më të fundit, të cilat janë jo vetëm arritje personale, por edhe krenari për komunitetin elbasanas. Medaljet dhe titujt e fituar këtë vit janë dëshmi e punës së palodhur, disiplinës dhe përkushtimit që këta të rinj dhe të reja tregojnë çdo ditë në palestër. Kryebashkiaku Gledian Llatja vuri theksin te mbështetja e vazhdueshme që Bashkia e Elbasanit po i jep sportit:

“Elbasani ka sportistë të jashtëzakonshëm, të cilët me talentin dhe punën e tyre po e çojnë emrin e qytetit tonë gjithnjë e më lart. Ne do të jemi gjithmonë në krah të tyre, duke ofruar kushte dhe mbështetje maksimale që të rriten, të zhvillohen dhe të fitojnë edhe më shumë tituj për Elbasanin,” – deklaroi Llatja, i cili i quajti sportistët “ambasadorë të vërtetë të qytetit”.

Edhe drejtori i Përgjithshëm i Sportit dhe Kulturës, Artin Kovaci, u shpreh i impresionuar nga rezultatet e arritura: “Këta kampionë janë prova më e mirë se çfarë mund të arrijë rinia elbasanase kur ka besim dhe mbështetje. Ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë dhe në programe sportive që të krijojmë kushte edhe më të mira për të gjithë talentet e reja,” – theksoi Kovaci.

Sportistët, nga ana e tyre, falënderuan Bashkinë për vëmendjen dhe për kujdesin e treguar, duke nënvizuar se një mbështetje e tillë i motivon të punojnë edhe më fort për të sjellë trofe të tjerë në qytet. Takimi u mbyll me një mesazh të qartë: sporti elbasanas është në rritje dhe Bashkia do të vazhdojë të jetë partneri kryesor në rrugën drejt sukseseve të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...

Dita e 31-të e tubimit në Tiranë! Protestuesit vijojnë marshimin me ndryshim në itinerar, shkojnë drejt selisë së PD-së

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Këtë të martë u...

“Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë më shumë se kurrë”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

BRUKSEL ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Ish-deputetja e Partisë Socialiste,...

Pas indeksimit nga 1 korriku, qeveria merr një tjetër vendim për pensionistët, miraton bonusin e verës prej 5 mijë lekësh

TIRANË,30 qershor 2027/Albania Express News/-Qeveria ka miratuar sot aktin...