Për herë të parë, djemtë dhe vajzat garojnë së bashku në kampionatin “EU4SPORT”

Në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” u zhvillua kampionati “EU4SPORT”, një aktivitet që solli një risi për shkollat e mesme pjesëmarrëse: ekipet ishin të përbëra nga djem dhe vajza që luanin së bashku në të njëjtën skuadër.

Formati mix u aplikua në kuadër të projektit të organizuar nga Klubi Shumësportesh Elbasani, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Volejbollit dhe Bashkimin Europian.

Në aktivitet morën pjesë 16 shkolla nga Elbasani, Durrësi, Korça dhe Lezha. Qarku i Elbasanit u përfaqësua nga katër shkolla: “Arianiti”, “Dhaskal Todri”, shkolla profesionale “Salih Çeka” dhe “Sami Frashëri” i Belshit.

Pas zhvillimit të ndeshjeve, fituese u shpall shkolla profesionale “Salih Çeka”.

Organizatorët bënë të ditur se ky format synon të testojë mënyra të reja të përfshirjes së të rinjve në aktivitetet sportive dhe pritet të shërbejë si shembull për nisma të tjera në të ardhmen.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin për shpifje ndaj shtetasit italian

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka fituar...

Aksident në aksin Gramsh-Maliq, karrotreci del nga rruga bashkë me ekskavatorin që transportonte

  Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Gramsh-Maliq ,...

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur këtë...