Pingpongu elbasanas shkëlqen sërish: ekipi i meshkujve fiton Kupën e Republikës

Në datën 15 nëntor, në qytetin e Shkodrës u zhvillua aktiviteti i radhës, “Kupa e Republikës” në pingpong ku morën pjesë 10 ekipe nga e gjithë Shqipëria. Kompeticioni u shënua nga një nivel i lartë gare dhe ndeshje të forta, duke sjellë një atmosferë të ngarkuar me emocion e rivalitet sportiv.

Në këtë kuadër, pingpongu elbasanas konfirmoi edhe një herë dominimin e tij. Ekipi i meshkujve, i përbërë nga djem të talentuar dhe të palodhur, arriti të fitojë trofeun e Kupës së Republikës, duke vijuar sukseset e njëpasnjëshme.

Brenda një periudhe të shkurtër, ata kanë rrëmbyer si Kampionatin Kombëtar, ashtu edhe Kupën, duke treguar se rezultatet nuk janë rastësi, por fryt i punës së përkushtuar dhe disiplinës së lartë sportive.

Këto arritje e bëjnë KS Elbasanin krenar, duke forcuar pozicionin e tij si një ndër qendrat më të rëndësishme të pingpongut shqiptar. Ekipi drejtohet nga trajnerët Gëzim Tosuni dhe Greta Kovaçi, të cilët me profesionalizëm dhe vizion po e çojnë sportin elbasanas drejt majave të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kafeja që nuk pihet me buzë, por me zemër: Pesë miq, pesë jetë, një histori që flet për qytetarinë

Nga Bujar Qesja DURRËS ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një filxhan...

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...