Harry Kane përpara ndeshjes me Shqipërinë: Nuk ka rëndësi me kë luajmë, ne duam gjithmonë të fitojmë…

Sulmuesi që në të njëjtën kohë është edhe kapiteni i Anglisë Harry Kane është prononcuar për mediat para duelit me Shqipërinë.

Ndonëse ata e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës për vitin e ardhshëm, bomberi i “Tre Luanëve” nuk ka ndërmend të lëshojë “pe”:
Forma e tij aktuale?

Kam pasur momente të mira gjatë gjithë karrierës sime, por mendoj se në tërësi, fizikisht, mendërisht, sigurisht golat, mënyra se si jam i përfshirë në lojë, e pranojë se po përjetojë formën më të mirë në karrierë. Duke luajtur për Anglinë, gjithmonë ndiej sikur po luaj për një nga kombëtaret më të mira. Kjo gjë më ndodh edhe me Bayernin, ndiej se jemi në një moment vërtet të mirë. Deri tani këtë sezon, ka qenë vërtet mirë.
Përballja me Shqipërinë?
Nuk ka rëndësi se kush është kundërshtari, duhet të përpiqemi ta arrijmë nivelin tonë më të mirë. Nesër nuk do të jetë ndryshe.
Ndryshimi i trajnerit te kombëtarja?
Ndihet ndryshimi në aspektin e mënyrës se si punojmë dhe si shkojnë gjërat. Patëm fazë tranzicioni midis Gareth Sothgate dhe Thomas Tuchel, ku fola nëntorin e kaluar dhe ka qenë një ndryshim i madh. Mendoj se të gjithë ndihen gati të jenë pjesë e ideve të trajneirt gjermanë. Lojtarët duan të vijnë dhe të tregojnë se çfarë mund të bëjnë në stërvitje, në ndeshje. Po ashtu, duan t’i tregojnë trajnerit se meritojnë të jenë të zgjedhur për verën e ardhshme dhe ky është pak a shumë mesazhi pas ndeshjes me Letoninë. E di që të gjithë janë në mes të sezonit, është një kohë e vështirë për të luajtur çdo tre ose katër ditë, e rëndësishme që të kem ende kohë për të ndërtuar një strategji të qartë për atë që mundemi të bëjmë në Botëror.
Konkurrenca?
Ka konkurrencë të madhe për shumë pozicione. Mendoj se lojtarët i dinë pak a shumë pozicionet e tyre, ku do të luajnë, kush është konkurrenti i tyre dhe mendoj se kjo u lejon të vijnë në kombëtare dhe të ndihen të lirë dhe të dinë, ‘në rregull, duhet të punoj shumë, duhet të stërvitem mirë, duhet ta impresionoj trajnerin’.
Çfarë prisni nga Botërori?
Të gjithë duan të jenë pjesë e një Kupe Bote. Është turneu më i madh që mund të luash në karrierën tënde profesionale, kështu që mendoj se natyrshëm ka më shumë motivim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Protesta kombëtare për dorëheqjen e Ramës hyn në ditën e 42, sot i bashkohen revoltës edhe shqiptarë nga diaspora

TIRANË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Protesta kombëtare kundër qeverisë...

Ylli shqiptar lë Dormtundin në pritje, kërkon të transferohet vetë te Barcelona

KOSOVË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Sulmuesi kosovar ka vendosur...

Turistë nga e gjithë bota njihen me historinë dhe autenticitetin e Urës së Mesit: Thjesht e mrekullueshme

SHKODËR, 11 korrik 2026/Albania Express News/- Ura e Mesit...

E RËNDË në Kolonjë, 36 vjeçari ndërron jetë duke punuar, e zuri një trup druri poshtë

KOLONJË ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Një ngjarje e rëndë...