“E enjtja e qytetarëve”, Kryebashkiaku Llatja dëgjon nga afër zërin e komunitetit

Në kuadër të përpjekjeve për një administratë më të hapur dhe transparente, Bashkia Elbasan organizon çdo të enjte takime të drejtpërdrejta me qytetarët në ambientet e institucionit. Këto seanca dëgjimore janë kthyer në një traditë të rëndësishme të komunikimit mes pushtetit vendor dhe komunitetit, duke u bërë një hap konkret drejt përfshirjes qytetare në procesin vendimmarrës.

Në këto takime merr pjesë rregullisht edhe kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, i cili ndjek nga afër shqetësimet e banorëve, jep sqarime për problematikat që ngrihen dhe ofron zgjidhje të menjëhershme aty ku është e mundur. Pjesëmarrja e tij e drejtpërdrejtë është një dëshmi e përkushtimit për të qenë sa më pranë qytetarëve dhe për t’i dëgjuar ata pa filtra.

Kjo nismë është jo vetëm një mjet komunikimi, por edhe një garanci e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale. Bashkia Elbasan konfirmon angazhimin e saj për të ndërtuar një administratë efikase, që reflekton realisht nevojat e komunitetit dhe punon çdo ditë për të sjellë zgjidhje konkrete.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...