Berisha për “21 Janarin”: I përgjigjem çdo thirrje të drejtësisë, po përdoret për propagandë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se do t’i përgjigjet çdo thirrje nga institucionet e drejtësisë, në lidhje me hetimet që po kryhen për protestën e 21 Janarit 2011, ku katër protestues u vranë në bulevard.

Berisha tha se ende nuk i ka shkuar një fletëthirrje për 21 Janarin dhe se kjo çështje “po përdoret politikisht për propagandë”.

“Mund t’ju pohoj atë që kam thënë; i jam përgjigjur gjithë jetën time, çdo thirrje organeve të drejtësisë dhe do të përgjigjem. Do t’i përgjigjem nuk ka koment. Por ka vetëm një kusht: që unë të marr thirrjen. Unë do të shkoj në çdo rast që do të thirrem, për çdo problem nga organet e drejtësisë. E kam ligj, e kam aplikuar, zbatuar këtë gjithë jetën time.

“Dhe ata që përdorin këtë për propagandë, ata tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande e cila vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë. Prej rreth 13 vitesh kjo çështje përdoret për propagandë”, tha Berisha.

Berisha the se 21 Janari “është çështje e hetuar kur unë kam qenë dhe nuk kam qenë në pushtet, por e hetuar nga armiq të egër të PD-së dhe qeverisë time, të etiketuar nga unë në mënyrën më të qartë se ç’përfaqëson. Bllokimin e hetimit, apo nëse nuk është hetuar si duhet, po nuk janë hetuar organizatorët kryesorë të saj”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli edhe për inceneratorët, duke e cilësuar atë “skandalin më të madh financiar të historisë së shtetit shqiptar”.

Ai akuzoi qeverinë për mbrojtjen e kompanisë Integrated Energy SPV, pavarësisht se hetimet zyrtare janë përqendruar vetëm tek ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Berisha gjithashtu hodhi akuza në drejtim të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që sipas tij “udhëhiqet nga krimi”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME