Emetimet nga karburantet fosile arrijnë nivel rekord, rrezik për rritje prej 2.6°C

Emetimet nga djegia e karburanteve fosile kanë arritur në nivele historike, ndërsa shumë vende vijojnë të bëjnë pak për të shmangur një ngrohje globale me pasoja vdekjeprurëse.

Sipas dy raporteve ndërkombëtare, bota mbetet në rrugën drejt një rritjeje mesatare të temperaturës prej 2.6°C mbi nivelet paraindustriale, për shkak të angazhimeve të pamjaftueshme të qeverive për uljen e ndotjes.

Raporti i Climate Action Tracker vlerëson se planet e reja të vendeve, të dorëzuara për samitin COP30 që po zhvillohet në Brazil, sjellin shumë pak përparim krahasuar me vitet e kaluara. Nëse trendi aktual vazhdon, temperatura globale do të tejkalojë ndjeshëm kufijtë e marrëveshjes së Parisit, duke shkaktuar mot ekstrem, shkrirje akulli dhe zhdukje të ekosistemeve kyçe.

Një raport paralel i Projektit Global të Karbonit (GCP) tregon se emetimet nga lëndët djegëse fosile pritet të rriten me rreth 1% në vitin 2025 — një rekord i ri historik, megjithëse me një ritëm më të ngadalësuar për shkak të rritjes së përdorimit të energjive të rinovueshme.

Ekspertët paralajmërojnë se një botë me 2.6°C më shumë do të përballej me kriza të përhapura: prishje të qarkullimit të oqeaneve, shndërrim të pyjeve të Amazonës në savanë, thatësira ekstreme dhe rënie të prodhimit bujqësor në shumë rajone.

“Një ngrohje e tillë do të ishte katastrofike për jetën në Tokë,” tha Bill Hare, drejtor i Climate Analytics.

Sipas GCP, ngrohja globale tashmë ka arritur rreth 1.3°C mbi nivelin paraindustrial, duke sjellë stuhi, zjarre dhe fatkeqësi natyrore gjithnjë e më të shpeshta.

Megjithëse Marrëveshja e Parisit (2016) kërkon përditësimin e rregullt të planeve kombëtare për reduktimin e emetimeve, vetëm rreth 100 vende e kanë bërë këtë deri më sot — dhe shumica e kontributeve janë vlerësuar si “të pamjaftueshme”.

Në samitin COP28 në Dubai, vendet u pajtuan për t’u “larguar gradualisht” nga karburantet fosile, por zbatimi mbetet i ngadalshëm. Në anën tjetër, grupi G77 + Kina, që përfaqëson 80% të popullsisë botërore, kërkon një “tranzicion të drejtë” drejt energjive të pastra.

Ekspertët kërkojnë veprim urgjent.

“Është çmenduri që po e lejojmë këtë të ndodhë,” deklaroi Al Gore, duke u bërë thirrje qeverive të marrin masa të menjëhershme.

Ndërkohë, profesoresha Corinne Le Quéré theksoi se politikat për energjinë e pastër kanë filluar të japin rezultat, por “jo me ritmin e duhur”.

Sipas parashikimeve të GCP, niveli i CO₂ në atmosferë do të arrijë 425 pjesë për milion (ppm) në vitin 2025, krahasuar me 280 ppm në periudhën paraindustriale.

“Për të shmangur një krizë të pakthyeshme, vendet në COP30 duhet të dyfishojnë përdorimin e energjisë së rinovueshme dhe të përshpejtojnë heqjen graduale të lëndëve djegëse fosile,” theksoi Romain Ioualalen nga Oil Change International.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...