Nga BUJAR QESJA, Mjeshtër i Madh
Pamje që ta shkund memorien dhe të thotë: Mos harroni! Pamje mahnitëse, që shpalos gjithçka. Brenda një kuadrati të fotos, lëviz historia e tre burrave shumë të njohur në Durrës. Pavarësisht origjinës dhe prejardhjes së tyre, ata me mënçurinë, kulturën dhe cilësi të tjera të rralla, krijuan kultin e njeriut të mirë, që e donin Durrësin, i donin durrsakët dhe linin kokën për ta.
Ata janë Mjeshtri i madh i skenës, Nikolin Xhoja. Është Sul Gallaj, kolosi i bujqësisë, gjigandi i mirësisë, aq sa populli i thërriste “Babë Sula”. Xhafer Qesja, krutani që u rrit dhe u arsimua në Durrës që në fund të viteve 30-të, me nënë nga fisi i famshëm Ferra. Masoviku si ai, babaxhani si ai.
Tri burra me mjekërr, siç thonë për të mënçurit. Tre të adhuruarit nga durrsakët. Tre njerëz të thjeshtë, por që u shkrinë dhe u bënë njësh me durrsakët, të cilët as kanë ndërmënd ti harrojnë, ashtu sikundër po veproj edhe unë në këtë rast.
Foto që të ul në gjunjë. Pamje që ta merr shpirtin për të thënë: mos i harroni të mënçurit tuaj! Janë mburrja e jonë! Na kanë dhënë vlerë dhe identitet. Dhe kur ndosh kështu, ato veçse rilindin dhe jetojnë të qetë në paqen e tyre.
Kur e çfaq, apo riçfaq këtë pamje, ajo që dua të përcjell është:
-Të mos na zbehen kujtimet dhe të mos i harrojmë kurrë të mirët tanë, të mënçurit tanë, burrat tanë të dheut.

