81 vite pas Çlirimit të qytetit të Elbasanit, Enveri “kthehet” në shesh

Me portrete të Enver Hoxhës në duar, pasardhësit e familjeve të atyre që ishin pjesë e formacioneve partizane gjatë LANÇ-së marrin pjesë në ceremoninë e Çlirimit të Elbasanit

Në ceremoninë përkujtimore të organizuar me rastin e 81-vjetorit të Çlirimit të Elbasanit, dy pasardhës të familjeve anëtare të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ-së të Shqipërisë “Nderi i Kombit” tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve teksa u shfaqën me portrete të udhëheqësit të Luftës Nacionalçlirimtare, Enver Hoxha.

Ata qëndruan me portretet e Enver Hoxhës gjatë gjithë ceremonisë zyrtare, duke nderuar kujtimin e atyre që luftuan për lirinë e vendit. Në përfundim të aktivitetit, pasardhësit bënë edhe fotografi pranë Obeliskut kushtuar heroizmit të partizanëve të Brigadës së XV Sulmuese, e cila mori pjesë në betejat për Çlirimin e Elbasanit.

Ky gjest u justifikua prej tyre si një shprehje e respektit dhe e trashëgimisë historike që familjet e tyre mbartin brez pas brezi, në kujtim të kontributit të LANÇ-së në historinë e vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Euronews”: Tirana shpallet qyteti më ekonomik për pushime në Evropë

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Tirana renditet në...

“Shqipëria europiane kërkon diplomaci europiane”, ministri Ferit Hoxha nga Pogradeci: Vijojmë me reformimin

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Ministri për Evropën...

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...