Sot dita e Çlirimit të Elbasanit, deputetja Sara Mila sjell në vëmendjen e të gjithëve edhe kontributin e vajzave e grave

11 Nëntori është një datë që mbart krenari të madhe për çdo elbasanas. Dita e çlirimit të qytetit  është një kujtesë e përjetshme e sakrificës, guximit dhe dashurisë për atdheun. Por në çdo kujtim për këtë ditë, shpesh mbeten në hije ato që luftuan ndryshe: vajzat dhe gratë elbasanase, që mbajtën pushkën, që u bënë pjesë e çetave, që fshehën, ushqyen dhe shëruan luftëtarë, që ruajtën shpresën kur gjithçka dukej e humbur.Me rastin e 81 vjetorit të Çlirimit të Elbasanit depuetja Sara Mila sjell në vëmendjen e të gjithëve edhe kontributin e dhënë nga vajzat dhe gratë në Luftën kundër nazi- fashistëve .

Në çdo lagje të vjetër, në çdo shtëpi me dritare druri, fshihen histori të grave që vunë jetën në rrezik, që dërguan mesazhe në fshehtësi, që mbanin fëmijët në njërën dorë dhe flamurin në tjetrën. Ato ishin heroinat e përditshmërisë, që sot duhen kujtuar me të njëjtin respekt si çdo burrë që luftoi në front.

Sot, kur Elbasani është qytet që ecën përpara, kujtesa e tyre na frymëzon të gjithë, veçanërisht ne vajzat e gratë e reja, që besojmë se forca, dinjiteti dhe dashuria për vendin janë trashëgimi që nuk shuhet kurrë.

Lavdi të përjetshme atyre që dhanë gjithçka për lirinë.
Nderim të veçantë grave dhe vajzave të Elbasanit që e bënë historinë, edhe pse jo gjithmonë u shkrua me emrat e tyre.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD rinovon kupolën drejtuese, nesër gara, Noka drejt rikonfirmimit. Zbardhen emrat që përfliten

TIRANË ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Partia Demokratike pritet të...

Botërori 2026/ Sot Francë-Spanjë, Mbappe kundër Yamal për një vend në finale

BOTËRORI 2026 ,14 korrik 2026/Albania Express News/-Francë-Spanjë është gjysmëfinalja...

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...