Berisha: Nuk më ka ardhur fletëthirrje për 21 janarin, të hetohet i plotë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se nuk ka marrë ende asnjë fletëthirrje nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në lidhje me hetimet që po kryhen për protestën e 21 janarit të vitit 2011, ku katër protestues u vranë në bulevard.

Gjatë një prononcimi për gazetarët, pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar, kreu i PD-së shtoi se është i interesuar për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa theksoi se ka dashur gjithmonë një prokuror ndërkombëtar.

“Personalisht nuk kam marrë asnjë fletëthirrje, për faktin e thjeshtë se Alfred Greca, para se të ma dërgojë mua, ua çon gazetarëve. Unë nuk kam asnjë problem. Unë jam njeriu që kam kërkuar më shumë se kushdo tjetër hetimin e atyre ngjarjeve tragjike. Kam kërkuar prokuror ndërkombëtar për hetimin e tyre”, tha Berisha.

“Ka fatmirësisht, deklaratat e qeverisë së SHBA-së, ku Steinberg që ishte asistent i sekretarit të shtetit dhe Thomas Countryman që kërkuan hetimin nga polici tek organizatori. Organizator janë me dokumente se kush është. Pra unë shkoj dhe e kam thënë, në çdo thirrje, se kjo është normale. Por jam thellësisht i hetuar, që të hetohet e plotë kjo ngjarje”, tha Berisha.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur të premten ish-kryeministrin Sali Berisha për ta pyetur lidhur me ngjarjen e 21 Janarit.

Sipas shkresës zyrtare, Berisha duhet të paraqitet të premten në orën 10:00 para SPAK për t’u pyetur në cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin.

Kjo është hera e parë që Berisha do të pyetet nga SPAK për “21 Janarin” dhe rolin e tij në këtë çështje që tashmë është në hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Në 30 tetor SPAK mori në pyetje ish-ministrin e Brendshëm Lulzim Basha për ngjarjen e 21 Janarit.

Në 21 janar të vitit 2011 gjatë protestës që u zhvillua përpara Kryeministrisë u vranë katër qytetarë: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Vërejtje në biografi”

Nga Auron Tare TIRANË ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Dikur, kur...

Edi Rama: “Ballkani i Hapur” u konsiderua ide e tmerrshme thjesht sepse unë dhe Vuçiç ishim pas saj

TIRANË, 13 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama...