Malaj: IPARD III pritet të hapet në 2026-ën

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se programi IPARD III pritet të hapet gjatë vitit 2026, pas përmbushjes së masave të kërkuara nga Komisioni Europian.

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2026 në Komisionin për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural, Malaj theksoi se programet IPARD kanë qenë të suksesshme në fazat e mëparshme, pavarësisht disa parregullsive të konstatuara në fazën e dytë.

“IPARD është një skemë e suksesshme që ka ndihmuar zhvillimin e bujqësisë shqiptare. Për shkak të disa parregullsive të identifikuara në fazën e dytë, Komisioni Europian përmes DG AGRI kërkoi përmbushjen e disa masave nga qeveria shqiptare. Këto masa janë në proces përmbushjeje dhe jam shumë optimist se IPARD III do të hapet gjatë vitit 2026”, deklaroi ministri Malaj.

Ministri theksoi gjithashtu se, pavarësisht vonesave në financimin nga IPARD, qeveria shqiptare ka vendosur mekanizma alternativë për mbështetjen e fermerëve dhe bizneseve bujqësore.

“Është vendosur një garanci sovrane prej 30 milionë eurosh për sektorin bujqësor, që u mundëson fermerëve dhe bizneseve të vogla të përfitojnë kredi të garantuara nga shteti deri në 70% të vlerës, me normë interesi prej vetëm 2%. Paralelisht, është krijuar edhe një linjë kredie prej 250 milionë eurosh, me norma të lehtësuara interesi, e vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë, për të nxitur zhvillimin e sektorit të agropërpunimit, që do të jetë një nga prioritetet e qeverisë në vitet e ardhshme”, tha Malaj.

Qëllimi, shtoi ai, është t’i japim më shumë vlerë produkteve bujqësore shqiptare dhe të mbështesim zinxhirin e plotë të prodhimit dhe përpunimit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Bombardime të reja izraelite në Liban/ 31 persona humbin jetën, mes tyre edhe fëmijë

LIBAN,27 maj 2026/Albania Express News/Të paktën 31 persona, mes...

Festohet sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë myslimanë falin namazin në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

TIRANË,27 maj 2026/Albania Express News/Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban...

“Shqipëria pjesë e familjes evropiane”, ambasadori gjerman nga Brukseli: Mbështesim fuqimisht anëtarësimin në BE”

GJERMANI,26 maj 2026/Albania Express News/Me rastin e Konferencës Ndërqeveritare...