Andis Salla nga Cërriku: “Zgjedhjet e qeta janë vazhdimësi e punëve të mira, ftoj çdo qytetar të shprehë vullnetin e tij”

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndodhet sot në Cërrik, ku po zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetarin e ri të bashkisë. Salla, i cili më herët ka mbajtur postin e kryebashkiakut të këtij qyteti, u shpreh se procesi po ecën normalisht dhe në qetësi.

“Zgjedhjet e pjesshme janë një vazhdimësi e punëve të mira të nisura dy vite më parë. Ftoj banorët e Cërrikut të votojnë të qetë dhe të shprehin vullnetin e tyre, në mënyrë që punët e mira të vazhdojnë,” deklaroi ministri Salla.

Ai shtoi se pret që pjesëmarrja të rritet gjatë ditës, megjithëse theksoi se vlerësimet përfundimtare do të bëhen pas mbylljes së procesit zgjedhor. “E rëndësishme është që çdo banor të marrë pjesë në votim,” tha Salla.

Në vijim, ministri iu referua edhe projekteve konkrete që qeveria shqiptare parashikon për Cërrikun në kuadër të projektbuxhetit të ri, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend. “Edhe Bashkia e Cërrikut është pjesë e paketës së investimeve të qeverisë shqiptare ,
jo vetëm në fushën e bujqësisë, por edhe në sektorë të tjerë që janë të rëndësishëm për komunitetin,” nënvizoi ai.

Procesi i votimit në Cërrik po zhvillohet në atmosferë të qetë, edhe pse pjesemarrja eshte e ulet në orët e paradites.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME