Filipinet nën alarm: Gati një milion të evakuuar përpara tajfunit

Filipinet janë përfshirë nga masa të gjera evakuimi dhe paralajmërime nga autoritetet, ndërsa tajfuni Fung-ëong pritet të godasë bregdetin lindor në orët e vona të natës. Ujërat e përmbytjeve janë rritur në disa zona, ndërsa pothuajse një milion njerëz janë zhvendosur drejt vendeve më të sigurta.

Stuhia, e cila pritet të sjellë erëra deri në 230 km/orë dhe reshje të dendura shiu, po lëviz drejt arkipelagut, duke rrezikuar sidomos ishullin kryesor të Luzonit dhe kryeqytetin Manila. Si masë paraprake, shkollat dhe zyrat qeveritare janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura nesër, ndërsa afër 300 fluturime janë anuluar.

Ishulli Catanduanes ishte ndër të parët që ndjeu ndikimin e tajfunit, me valë të larta që përfshinë rrugët bregdetare dhe shkaktuan përmbytje të shpejta. Sipas zyrtarit të mbrojtjes civile, Rafaelito Alejandro, deri tani janë evakuuar 916,863 persona. Ai theksoi se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim.

“Ndërsa flasim, zona e Catanduanes po përjeton erërat dhe shirat më të forta, pasi syri i stuhisë po afrohet gjithnjë e më shumë,” deklaroi ai në një konferencë për shtyp.

Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve në zonat bregdetare dhe në rajonet me rrezik rrëshqitjesh dhe përmbytjesh të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë në ambiente të sigurta deri në qetësimin e situatës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME