Elbasani drejt standardeve të reja higjienike: Kosha të rinj në çdo njësi administrative

Bashkia Elbasan, nën drejtimin e Kryetarit Gledian Llatja, ka nisur një nismë të re që synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve publike dhe mirëmbajtjen e hapësirave të përbashkëta në të gjithë territorin e saj.

Nëpërmjet Agjencisë së Shërbimeve Publike, ka filluar vendosja e koshave të rinj të mbeturinave në të gjitha njësitë administrative, si pjesë e planit për rritjen e standardeve të higjienës urbane dhe menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, z. Gledian Llatja, u shpreh se ky investim është pjesë e vizionit për një qytet më të pastër dhe më miqësor me mjedisin.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave publike janë pjesë e një strategjie të gjerë për zhvillim të qëndrueshëm. Ne po punojmë çdo ditë që Elbasani të jetë shembull në menaxhimin e mbetjeve dhe në ndërgjegjësimin qytetar,” deklaroi ai.

Bashkia Elbasan u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë, duke hedhur mbetjet vetëm në vendet e përcaktuara dhe duke kontribuar së bashku për një mjedis më të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...